Si të mbështesim shëndetin e kockave me suplementet e duhura
Shëndeti i kockave shpesh neglizhohet deri në momentin kur fillojmë të ndiejmë shqetësime, dobësi ose…
Pyet për më shumë informacion, jemi këtu për të të orientuar.
Pyet për më shumë informacion, jemi këtu për të të orientuar.
Pharmacell, e themeluar në vitin 2011, një nga kompanitë lider të shëndetit të konsumatorit dhe suplementeve mjekësore, bashkëpunon me brande të përzgjedhura europiane për të ofruar suplemente të sigurta dhe efikase, të zgjedhura me kujdes nga farmacistët tanë.
Nga imuniteti dhe kujtesa, te lëkura, flokët, hormonet dhe pesha trupore – të ndihmojmë të gjesh suplementin që i përshtatet realisht nevojës tënde.
Suplementet Sky Premium Life i kemi zgjedhur për cilësinë, sigurinë dhe formulimet e tyre të balancuara. Bashkëpunimi ynë bazohet te standardet e larta dhe kujdesi për çdo detaj – nga përbërësit, te përvoja që merr pacienti në farmaci.
Prodhuar sipas standardeve të larta ndërkombëtare.
Doza të kujdesshme për përdorim të sigurt çdo ditë.
Zgjidhje për imunitet, energji, gjumë, lëkurë e më shumë.
Informacion i qartë për çdo përbërës në produkt.
E përshtatshme për kura dhe cikle të gjata.
Çdo produkt shoqërohet me këshillë profesionale nga ne.
Suplementet Immitech janë zhvilluar në Norvegji me formulime të avancuara për imunitetin, ekuilibrin hormonal, lëkurën, flokët dhe menaxhimin e peshës.
Me kombinime të patentuara si beta-glukan Wellmune®, Skingain®, Hairgain® dhe kurkumin 95%, Immitech fokusohet te produkte të synuara, jo suplemente “gjithçka për të gjithë”.
Në Pharmacell gjen një gamë të plotë Immitech – nga ImmiFlex për imunitetin, te Estrogain, More Woman, More Man, Curcumin, Skingain, Hairgain, Coffee Slender, 30 Days Plus Waistline, Coffee & Konjac.
MedEq sjell suplemente norvegjeze të specializuara për shëndetin e gruas, aneminë, kockat, nyjet dhe kujtesën. Në Pharmacell gjen formulat e tyre më të përdorura, të zgjedhura me kujdes nga farmacistët tanë.
-Mbështetje gjatë shtatzënisë & pas lindjes
-Zgjidhje për anemi dhe mungesë hekuri
-Kujdes për kockat, nyjet dhe densitetin kockor
-Suplemente për kujtesë, përqendrim & performancë mendore
Farmacitë me të cilat bashkëpunojmë vlerësojnë gamën e specializuar të suplementeve, mbështetjen profesionale dhe shpërndarjen e rregullt. Pharmacell është partneri i tyre për produkte cilësore dhe këshillim të vazhdueshëm.
Ne punojmë me brande të përzgjedhura ndërkombëtare dhe formula të bazuara në cilësi, siguri dhe transparencë në etiketim. Zgjedhim produkte me përbërje të qartë, dozime të balancuara dhe standarde të kontrolluara prodhimi.
Suplementeve u kërkohet të jenë nga prodhues që respektojnë standarde të njohura ndërkombëtare, si praktikat e mira të prodhimit (GMP) dhe certifikime të tjera cilësie. Për çdo brand konkret mund të jepet informacion i mëtejshëm në farmaci.
Formulat mbështeten në lëndë aktive të studiuara dhe në literaturë shkencore. Për shumë produkte ekzistojnë studime klinike ose të dhëna që mbështesin përdorimin e tyre sipas qëllimit.
Gama e suplementeve mbulon nevoja si:
– përforcim i imunitetit
– energji & lodhje
– gjumë & relaks
– shëndet kockash dhe nyjesh
– lëkurë, flokë & thonj
– shëndet i femrës dhe i fëmijëve
Varet nga produkti. Disa formula janë të përshtatshme për vegjetarianë/veganë, ndërsa të tjera përmbajnë përbërës me origjinë shtazore (p.sh. xhelatinë, kolagjen). Lexoni etiketën ose na pyesni në farmaci për t’ju sugjeruar alternativën e duhur.
Shumë suplemente moderne janë pa gluten, pa laktozë apo pa sheqer të shtuar, por kjo nuk vlen për çdo produkt. Nëse keni alergji apo intoleranca, kontrolloni gjithmonë etiketën dhe informoni farmacistin që të zgjedhim një produkt të sigurt për ju.
Disa suplemente mund të ndërveprojnë me medikamente (p.sh. hollues gjaku, terapi hormonale, barna të tiroides, etj.). Para se të nisni një suplement të ri, veçanërisht nëse jeni në terapi afatgjatë, këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Jo çdo suplement është i përshtatshëm në shtatzëni ose gjidhënie. Përdorimi duhet diskutuar me mjekun gjinekolog dhe farmacistin, dhe të zgjidhen vetëm produktet e miratuara për këtë periudhë.
Shëndeti i kockave shpesh neglizhohet deri në momentin kur fillojmë të ndiejmë shqetësime, dobësi ose…
Përqendrimi i ulët, lodhja mendore dhe ndjesia se mendja nuk po funksionon me të njëjtin…
Kur flitet për suplemente, imuniteti është ndër temat më të kërkuara. Shumë njerëz fillojnë të…
Porositë vijnë në kohë dhe kemi gjithmonë stok për produktet kryesore.